Paris Saint-Germain thuhet se është i hapur për të shitur Neymarin në fund të këtij edicioni.
Klubi francez është duke punuar në kontratën e re të Kylian Mbappes, mirëpo nuk kanë fonde të mjaftueshme.
Sipas asaj që raporton L’Equipe, PSG e di se kërkesa e 21-vjeçarit do të jetë e lartë për të rinovuar kontratën, mirëpo kanë një plan.
Nymari mund të largohet në verën e ardhshme nga Parku i Princave, për të krijuar më shumë lehtësi në buxhetin e kampionit nga Ligue 1.
Me largimin e tij, klubi parisienë do të kishte më shumë hapësira për t’i rritur pagën Mbappes.
Nga kjo gjë, Neymari do të zgjonte interesimin e klubeve si Real Madridi, Barcelona dhe Manchester United, por këtu nuk përjashtohet as Manchester City e Chelsea.
Los Blancos e kanë synim transferimin e Mbappes, por nëse jo francezin, atëherë do të fokusoheshin në Neymarin. /Telegrafi/