Telegrafi

PSG e fokusuar në kontratat e Mbappes dhe Neymarit

Paris Saint-Germain dëshiron që sa më shpejtë të blindojë dy yjet e skuadrës, Neymar dhe Kylian Mbappe,

Tashmë është e ditur se braziliani dhe francezi janë nën shënjestrën e Barcelonës dhe Real Madridit, ndërsa klubi nga Ligue 1 u ka ofruar kontrata të reja.

Neymari thuhet se është i gatshëm që të rinovojë kontratën edhe për disa vite të tjera, duke refuzuar kështu rikthimin në Camp Nou.

Lexo po ashtu PSG i ofron kontratë të re – mirëpo Mbappe i vendos kushte klubit nga Ligue 1

Në anën tjetër, Mbappe i ka vendosur PSG-së kushte për të nënshkruar kontratën e re, pasi dëshiron të ketë një klauzolë të vogël largimi dhe mos të pengohet kalimi i tij te Real Madridi në një të ardhme të afërt.

Por, Los Blancos e duan transferimin e francezit në verën e ardhshme, derisa klubi nga Parisi kërkon mbi 200 milionë euro. /Telegrafi/