Telegrafi

PSG dorëzohet për Koulibalyn, Manchester United tani favorit

Gazeta franceze Le Parisien shkruan se PSG e ka lënë pistën Kalidou Koulibaly, ndërsa Manchester United tani është favorit, pasi franceët mendojnë se çmimi i kërkuar nga Napolit është i tepërt.

Mbrojtësi pritet të largohet nga San Paolo këtë verë, pasi në moshën 29 vjeç, mbeten pak mundësi që të fitoë ndonjë trofe.

Mbrojtësi ka qenë i lidhur gjithashtu edhe me klube si Barcelona, ​​Real Madrid, Manchester City dhe Neëcastle United, por të preferuarat ishin Paris Saint-Germain dhe Manchester United.

Sipas Le Parisien, gjigantët e Ligue 1 janë tërhequr nga gara dhe janë duke u përqendruar në objektiva të tjerë, pasi besojnë se çmimi i kërkuar prej 70 milione eurove është i tepërt.

Napoli ka bërë një zbritje të madhe, pasi presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka kërkuar fillimisht 100 milionë euro në sezonin e kaluar.

Tani Manchester United duket në epërsinë në garën për qendërmbrojtësin senegalez. /Telegrafi/