Telegrafi

PSG me disa mungesa ndaj Club Brugges, formacionet zyrtare

Paris Saint-Germain do të jetë nikoqir i Club Brugges në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Kampioni i Ligue 1 do ta presë skuadrën belgë në Parkun e Princave në ndeshjen që fillon nga ora 21:00.

Parisienët në këtë takim do të jenë pa Thilo Kehrer, Thomas Meunier dhe Neymarin, që janë të lënduar.

Brugge në këtë sfidë nuk do të mund të llogarisë në Clinton Mukoni Mata Pedro Lourenco që është i lënduar, derisa Ruud Vrmer nuk luan shkaku i kartonit të kuq.

Formacioni startues i PSG-së: Navas (GK), Thiago Silva, Kimpembe, Marquinhos, Verratti, Mbappé, Di María, Bernat, Icardi, Gueye, Dagba.

Formacioni startues i Club Brugges: Mignolet, Balanta, Kossounou, Diatta, Okereke, Deli, Ricca, Vanaken, Rits, Bonaventure, Mechele. /Telegrafi/