Drejtuesit e Napolit dhe Paris Saint-Germain thuhet se kanë arritur një marrëveshje verbale për tarifën e transferimit të Khvicha Kvaratskhelia.
Ylli gjeorgjian është gati t’i bashkohet PSG-së pasi gjigantët e Ligue 1 dhe klubi i tij Napoli ranë dakord verbalisht për tarifën e tij të transferimit.
Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano dhe mediumi La Gazzetta dello Sport pretendojnë se drejtuesit e klubeve kanë rënë dakord të finalizojnë marrëveshjen për një tarifë që tejkalon 70 milionë euro.
🔴🔵🇬🇪 Paris Saint-Germain have reached verbal agreement in principle with Napoli for Khvicha Kvaratskhelia.
Deal in place for €70m plus add-ons after story revealed here last week.
Five year deal ready for Kvara. 🤝
Final approval from the owners and then… here we go. pic.twitter.com/Vas4549QPd
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 13, 2025
Sipas Romanos, e vetmja gjë që mungon për të finalizuar marrëveshjen është drita jeshile nga pronarët e klubit.
Në anën tjetër, sipas Gazzetta dello Sport, PSG do të paguajë 75 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesin anësor.
‘Kvara’ tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me PSG-në, e cila më në fund do të mirëpresë anësorin e talentuar pasi Antonio Conte bllokoi lëvizjen e tij në kryeqytetin francez verën e kaluar.
Gjeorgjiani shënoi pesë gola dhe dha tre asistime në 19 paraqitje për Napolin këtë sezon. Ai iu bashkua klubit për vetëm 13 milionë euro nga Dinamo Batumi në verën e vitit 2022, duke kontribuar në titullin e parë të Napolit në Serie A pas 33 vitesh pritje.
Ylli kosovar i Lille, Edon Zhegrova, Alejandro Garnacho i Manchester United, Federico Chiesa i Liverpoolit dhe Timo Werner i Tottenham Hotspur janë lidhur me një lëvizje në Stadio Maradona për të zëvendësuar ‘Kvaran’. /Telegrafi/