Arsene Wenger duket se do të vazhdojë karrierën në Francë.
Menaxheri që do të largohet gjatë verës prej Arsenalit, 68 vjeçari raportohet se ka filluar bisedimet me Paris Saint-Germain dhe ish-klubin, Monacon.
Marrëdhëniet e ngushta me pronarët e PSG-së mund ta shohin atë si trajner të ri të ekipit, ku drejtuesit e skuadrës nuk janë të kënaqur me punën e strategut aktual, Unai Emeryt.
Në fakt, këtij të fundit i mbaron kontrata në fund të sezonit dhe nuk pritet t’i vazhdohet pas dështimit në Ligën e Kampionëve, pavarësisht se është shpallur kampion këtë sezon në ligës elitare franceze.
Gjithashtu trajneri francez është kontaktuar nga zyrtarët e klubit të Monacos, të cilin e kishte drejtuar në mes të viteve 1987 dhe 1994 para se të nisej për në Japoni, ku ishte trajner i Nagoya Grampus Eightit dhe përfundimisht të jetë trajner i Arsenalit.
Theksojmë se Wenger, i cili është nën presion të madh për shkak të rezultateve të dobëta në Ligën Premier me Arsenalin në sezonet e fundit, njoftoi se do të largohet nga klubi në një deklaratë emocionale në faqen zyrtare të klubit.
“Pas shqyrtimit të kujdesshëm dhe diskutimeve të mëtejshme me klubin, mendoj se është koha e duhur për mua që të largohem në fund të sezonit”, shkruante në njoftimin e largimit të Wengerit. /Telegrafi/