Paris Saint-Germain ka fituar me rezultat të thellë 5-1 në udhëtim te Lille në kuadër të javës së 23-të në Ligue 1.
Pas vetëm dhjetë minutash lojë, parisienët kaluan në epërsi me anë të Danilos.
Por, Lille i barazoi shifrat me golin e Seven Botman (28’), që u asistua prej Hatem Ben Arfas, dhe kaq doli të ishte edhe potenciali i tyre.
THE WAAAAAAAALL ❤❤❤#LOSCPSG 1-1 | ⏱ 28' pic.twitter.com/rCgEPcPvkj
— LOSC (@losclive) February 6, 2022
Në minutën e 32-të, PSG e riktheu epërsinë me anë të Presnel Kimpembes, që u shërbye mjaft mirë prej Lionel Messit.
Gjashtë minuta më vonë, argjentinasi u fut në listën e realizatorëve, duke realizuar për 3-1.
Edhe 45 minutat e dytë ishin të mysafirëve, që ia dolën të shënonin edhe dy herë të tjera.
⏸️ C'est la pause à Lille ! Des buts et du spectacle durant cette superbe première période 💪❤️💙@losclive 1⃣ – 3⃣ @PSG_inside
⚽️ @iamDaniloP 10'
⚽️ @kimpembe_3 32'
⚽️ Messi 38' #𝗟𝗢𝗦𝗖𝗣𝗦𝗚 I 1-3 pic.twitter.com/nkRCqWaS1A— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) February 6, 2022
Fillimisht, Danilo e realizoi edhe golin e tij të dytë personal në minutën e 51-të, me Leonardo Paredes që ishte asistuesi.
Për t’u përkujdesur për rezultatin final, u përkujdes Kylian Mbappe që shënoi në minutën e 67-të, gjersa Marco Verrati ishte asistuesi.
Pas javës së 23-të, PSG vazhdon të jetë lider me 56 pikë, 13 pikë më shumë se vendi i dytë, Marseille. /Telegrafi/