Site icon Telegrafi

PSG del me vendim zyrtar për Kylian Mbappen, pas ndodhive të fundit

Paris Saint-Germain ka ndryshuar qëndrimin rreth asaj çfarë pritet të ndodhë me Kylian Mbappen.

Klubi parisien e përjashtoi sulmuesin francez nga ndeshja me Lorient që përfundoi pa gola mbrëmë, ndërsa tani ka marrë vendim të ri.

Kjo situatë tashmë është e ditur se përse është krijuar, me 24-vjeçarin që po refuzon të rinovojë kontratën dhe që refuzon po ashtu të shitet në këtë verë.

Lexo po ashtu Zhvillime interesante nga Franca: Mbappe mund ta rinovojë kontratën me PSG-ën

Andaj, diskutimet e mbrëmshme kanë ndryshuar komplet rrjedhën mes Mbappes dhe PSG-së.

Kampioni i Ligue 1 tani ka bërë të ditur se ka vendosur të riintegrojë Mbappen në skuadër.

“Pas diskutimeve shumë konstruktive dhe pozitive midis Paris Saint-Germain dhe Kylian Mbappe para ndeshjes PSG-Lorient, lojtari është rikthyer në skuadrën stërvitore të ekipit të parë mëngjesin e sotëm”, thuhet në njoftimin e tyre.

Raporthet po ashtu se Mbappe është i gatshëm që të rinovojë kontratën me PSG-në me një klauzolë që i mundëson largimin në rrethana më ndryshe. /Telegrafi/

Exit mobile version