Telegrafi

PSG del me njoftim për lëndimin e Neymarit në kyçin e këmbës

PSG ka konfirmuar se Neymar pësoi një ndrydhje në kyçin e këmbës në fitoren e tyre ndaj Lille në Ligue 1 më 19 shkurt, dhe braziliani do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme në fillim të javës së ardhshme.

Braziliani përballet me një tjetër pushim të detyrueshëm për shkak të lëndimit në kyçin e këmbës, por kjo vjen në një kohë kur skuadra franceze po përballet me disa ndeshje të që mund të ndikojnë në rezultatin e sezonit të tyre.

31-vjeçari u rrëzua pas një përplasjeje me Benjamin Andre të Lille të dielën dhe kërkoi trajtim të gjatë pasi ndeshja u ndërpre.

Lexo po ashtu Neymar u largua me barelë nga fusha në ndeshje kundër Lille: Cila është shkalla e lëndimit dhe a do të luajë kundër Bayernit?

Një deklaratë e PSG-së konfirmoi diagnozën, por nuk ishte e gatshme për një kornizë kohore për mungesën e tij.

“Testet shtesë kanë konfirmuar se Neymar Jr ka ndrydhur kyçin e këmbës, me disa lëndime të ligamenteve”, u ha në komunikatën e tyre.

“Ai do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme në fillim të javës së ardhshme”.

Nuk dihet ende nëse Neymar do të jetë i gatshëm për ndeshjen e dytë ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve, aty ku pësuan humbje 1-0 në shtëpi.

L’Equipe raporton se braziliani me gjasë do të jetë jashtë fushe, pasi lëndimi është më serioz dhe do t’i duhet kohë për rikuperim. /Telegrafi/