Goncalo Ramos mbërriti në PSG këtë sezon si huazim nga Benfica me opsionin për të blerë për 80 milionë euro.
Dje, PSG konfirmoi se kishte aktivizuar klauzolën e blerjes dhe se e bleu qendërsulmuesin portugez për 65 milionë euro (me një bonus prej 15 milionë eurosh).
Ramos shënoi dy gola dhe pati një asistim në 15 paraqitje për PSG-në këtë sezon dhe luajti 741 minuta.
Portugezi është fëmijë i Benficas dhe për ekipin e parë ka luajtur 106 ndeshje dhe ka shënuar 41 gola me 16 asistime.
Ai ka dhjetë paraqitje dhe shtatë gola për kombëtaren portugeze.
Ndeshjet më të mira për kombëtaren i luajti në Kampionatin Botëror të Katarit, kur shënoi het-trik kundër Zvicrës dhe sipas Transfermarkt, ai kap vlerën e 50 milionë eurove. /Telegrafi/