Telegrafi

PSG bie në Dijon, pëson humbjen e tretë sezonale

PSG ka pësuar humbje si mysafir i Dijon me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 12 në Ligue 1.

Edhe pse ndeshja nisi shumë mirë për parisienët që shënuan në minutën e 19-të nuk arritën të fitonin në fund.

Kylian Mbappe po vazhdon me ngjitje të formës, duke shënuar pas një pasimi nga Di Maria.

Por Dijon reagoi në pjesën e parë duke barazuar me Mounir Chouiar për 1-1.

Në pjesën e dytë pritej rikthim i PSG-së, por që ndodhi e kundërta.

Jhonder Cadiz shënoi në minutën e 47-të për 2-1.

Edhe pse kryeqytetasit provuan disa herë të barazojnë nuk ia arritën, duke e pësuar humbjen e tretë këtë edicion.

PSG edhe përkundër humbjes mbetet lider me 27 pikë dhe me një diferencë të konsiderueshme pikësh ndaj ndjekësve. /Telegrafi/