Telegrafi

PSG – Angers, formacionet zyrtare: Lideri kërkon të kthehet te fitorja, por ka mungesa të mëdha

Paris SG do të hap xhiron e 10-të në Ligue 1, ku do të takohet me Angersin.

Parisienët janë lider me 24 pikë, por në ndeshjen e fundit kanë pësuar humbjen e parë.

Në anën tjetër Angers e ka nisur mirë kampionatin, pasi deri tani ka tubuar 16 pikë dhe mban pozitën e katërt.

Maurizio Pochettino për këtë ndeshje nuk mund të llogarit në yjet e Amerikës së Jugut, pasi që Lionel Messi, Neymar, Marquinhos, Leondro Paredes dhe Di Maria ende nuk janë kthyer.

Për këtë ndeshje trajneri argjentinas ka zgjedhur emra si Kylian Mbappe dhe Mauro Icardi.

Nën anën tjetër te Angers do të luajnë Boufal dhe Cho.


PSG: Donnarumma; Dagba, Kehrer, Kimpembe, Diallo; Ander Herrera, Danilo Pereira, Verratti; Rafinha, Icardi, Mbappé.

Angers: Bernardoni; Manceau, Traoré, Thomas; Cabot, Mendy, Mangani, Capelle; Fulgini; Boufal, Cho.


/Telegrafi/