Paris Saint Germain është rikthyer te fitoret në elitën e futbollit francez Ligue 1.
Parisienët kanë triumfuar me rikthim ndaj Lille me rezultat 4-3, në një ndeshje spektakolare ku vetëm në minutën e 95-të u vendos fituesi.
Kylian Mbappe me dy gola si dhe Neymar e Messi me nga një realizuan për parisienët, derisa Beafode Diakite, Jonathan David e Jonathan Bamba shënuan për mysafirët.
Kylian Mbappe ishte lojtari me notën më të lartë në këtë sfidë për parieisënët 9,5.
Me nota të larta u vlerësuan edhe Neymar 8,5 dhe Leo Messi 7,4, derisa nota më e ulët shkoi për mbrojtësin Timothee Pembele.
Për mysafirët më i vlerësuari ishte Andre Gomes, derisa nota më e ulët shkoi për Jonathan David. /Telegrafi/