Telegrafi

PSG 4-0 Toulouse, notat e lojtarëve: Chuopo-Moting e lë në hije Mbappen

Paris Saint-Germain i është rikthyer fitoreve kampionale pas humbjes befasuese nga Rennes.

Parisienët triumfuan para shikuesve të vetë kundër Toulouses me rezultat të pastër prej 4-0.

Tashmë kanë dalë edhe vlerësimet e para të lojtarëve, ku më i miri ishte në radhët e vendasve gjersa më i dobëti te mysafirët.

Edhe pse u inkuadrua në pjesën e dytë, Eric Maxim Chuopo-Moting shënoi dy gola dhe u vlerësua me notën 8.8.

Më i dobëti në fushë ishte sulmuesi i Toulouses, Iseka, i cili u vlerësua me notën 5.6 në takimin e vlefshëm për xhiron e tretë të Ligue 1.

Pas kësaj, PSG-ja zë pozitën e tretë të renditjes tabelore me gjashtë pikë gjersa lider është Rennes me nëntë pikë. /Telegrafi/