Telegrafi

PSG 3-1 Caen: Notat e lojtarëve, më i miri në fushë Mbappe

Paris Saint-Germain ka shënuar fitoren e radhës në kuadër të Ligue 1.

Parisienët kanë triumfuar para shikuesve të vetë në Parc de Princes kundër Caenit me rezultat 3-1.

Tashmë kanë dal edhe vlerësimet e para të lojtarëve, ku notën më të lartë e mori lojtari i vendasve.

Lexo po ashtu Shikoni dy supergolat e Cavanit dhe Mbappes

Kylian Mbappe realizoi një gol dhe ishte asistues në golin e parë të Cavanit dhe ky mund u shpërblye me notën 9.2.

Mbrojtësi i Caenit, Diomande ishte futbollisti më i dobët në fushë dhe u vlerësua me notën më të ultë, 5.9.

Pas kësaj, PSG me 47 pikë gjendet në vendin e parë të renditjes tabelore të ligës elitare franceze ndërsa Caen zë vendin e 12 me 24 pikë. /Telegrafi/

PSG

Caen