Paris Saint-Germain ka shënuar fitoren e radhës në kuadër të Ligue 1.
Parisienët kanë triumfuar para shikuesve të vetë në Parc de Princes kundër Caenit me rezultat 3-1.
Tashmë kanë dal edhe vlerësimet e para të lojtarëve, ku notën më të lartë e mori lojtari i vendasve.
Kylian Mbappe realizoi një gol dhe ishte asistues në golin e parë të Cavanit dhe ky mund u shpërblye me notën 9.2.
Mbrojtësi i Caenit, Diomande ishte futbollisti më i dobët në fushë dhe u vlerësua me notën më të ultë, 5.9.
Pas kësaj, PSG me 47 pikë gjendet në vendin e parë të renditjes tabelore të ligës elitare franceze ndërsa Caen zë vendin e 12 me 24 pikë. /Telegrafi/
PSG
Caen