Paris Saint-Germain ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Angersit në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të kampionatit francez, Ligue 1.
Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel ka shtrirë diktatin e tyre në Ligue 1 duke shënuar edhe fitoren e tretë nga po kaq ndeshjes.
Golat në këtë ndeshje për PSG-në u shënuan nga Edinson Cavani (12′), Kylian Mbappe (51′) dhe Neymar (67), ndërsa për Angersin shënoi Thomas Mangani (22′).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte ylli francez Mbappe, i cili u vlerësua me notë 8.7.
⚽️👟 @KMbappe
⚽️ @ECavaniOfficial
⚽️ @neymarjrQu'avez-vous pensé de la prestation des buteurs du jour ? 🤔 #PSGSCO
🔴🔵 #AllezParis pic.twitter.com/yffU3qVLkp
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) August 25, 2018
Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për dyshen e mysafirëve, Baptiste Santamaria dhe Jeff Reine-Adelaide, të cilët u notuan me 5.9. /Telegrafi/
PSG:
Angers: