Paris Saint Germain kanë marrë një fitore shumë të vlefshme në Ligue 1.
Kryeqytetasit janë rikthyer te fitorja duke mposhtur Nimesin me rezultat të pastër 3-0.
Angel Di Maria, Paulo Sarabia dhe Kylian Mbappe ishin autorët e golave për parisienët.
Pikërisht ylli argjentinas, Angel Di Maria mori notën më të lartë në këtë sfidë.
Me lojë të mirë u dallua edhe Kylian Mbappe, Leandro Paredes dhe mbrojtësin gjerman Timo Kerher.
Nota më e ulët në këtë sfidë shkoi mbrojtësit mysafirë Burner dhe Briancon.
Pas kësaj fitore, PSG vazhdon ndjekjen e liderit Lille, derisa tani zë vendin e tretë në tabelë me 48 pikë, tri më pak se ekipi lider.
Ndeshjen e ardhshme parisienët do ta zhvillojnë klasikën franceze në Veledrome kundër Olympique Marseille.
Notat e lojtarëve:
/Telegrafi/