Paris Saint Germain ka shënuar fitore edhe në xhiron e dytë të Ligue 1.
Parisenët kanë triumfuar para shikuesve të vetë në stadiumin Parc de Prince kundër Metz me rezultat 3-0.
Për kampionët francez realizator ishin Lucas (52’), Layvin Kurzawa (67’) dhe autogolin në minutat e fundit të Jonathan Rivierez, transmeton Telegrafi.
Whoscored tashmë ka publikuar edhe notat e lojtarëve të ekipeve respektive.
Angel Di Maria i PSG-së është vlerësuar me notën 10, ndërsa lojtari më i dobët ishte sulmuesi turk Mevlut Erdinc, i cili u notua me 5.9. /Telegrafi/
PSG
Metz