Paris Saint Germain po përgatitet të bëjë shpenzime marramendëse për këtë afat kalimtar.
Sipas asaj që publikohet tek e përditshmja “Sport”, klubi francez është gati të paguajë plot 240 milionë euro në këtë afat, ku objektivat kryesorë janë blerja e Kylian Mbappe dhe Gianluigi Donnarummas.
Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, për Mbappe, Paris Saint Germain ka bërë gati një ofertë prej 135 milionë eurosh, ndërsa për Donnarumman, oferta pritet të jetë 39 milionë euro.
Në të njëjtën kohë, drejtuesit e klubit parisien do të tentojnë të blejnë Fabinhon, nga Monaco, për 42 milionë euro dhe Ralhael Guerrero për 23 milionë euro nga Borussia Dortmund.
PSG po përgatiti revolucion në skuadër për të ndryshuar shumë gjëra. /Telegrafi/