Paris Saint-Germain ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Bordeaux.
Djelmoshat e trajnerit spanjoll, Unai Emery janë kthyer te fitores, pasi kanë mposhtur Bordeaux me rezultat 2-0, falë dy golave të shënuara nga sulmuesi i tyre kryesor, Edinson Cavani.
Golat e sulmuesit uruguaian u shënuan në pjesën e parë të ndeshjes, njëri në minutën e tretë dhe tjetri në minutën e 31-të.
Whoscored tashmë ka publikuar notat e futbollistëve të të dyja skuadra, varësisht paraqitjeve të tyre në këtë ndeshje.
Sipas kësaj faqe, futbollisti me notën më të lartë është Thiago Motta me 8.6, teksa notën më të ulët e ka ish-sulmuesi i Milanit, Jeremy Menez me 5.6. /Telegrafi/
PSG:
Bordeaux: