Site icon Telegrafi

PSG 0-1 Lille, notat e lojtarëve – Dështon Neymar

Lille ka triumfuar në udhëtim te Paris Saint-Germain në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 31-të në Ligue 1.

Parisienët janë mposhtur në shtëpi dhe kanë lëshuar pozitën e parë në tabelë, pikërisht nga fituesit e sotëm, Lille, i cili bëhet lider i ri.

Goli i vetëm në këtë fitore të madhe të mysafirëve u shënua në minutën e 20-të nga Jonathan David.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte portieri mysafir, Mike Maignan, që u vlerësua me notë 7.7.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për Tiago Djalo që u notua me 6.2, ndërsa pas tij erdhi Neymar, i cili u notua me 6.3.

Notat e lojtarëve

 

/Telegrafi/

Exit mobile version