Kandidati për Kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj fushatën zgjedhore e ka nisur zyrtarisht nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
Haradinaj tha se dëshira e tij për të hapur fushatën nga QKUK është sepse shëndetësia në Kosovë duhet të trajtohet me emergjencë.
“Ne me emergjencë do ta trajtojmë shëndetësinë. Jam betuar që do ta marrë seriozisht shëndetësinë në vendin tonë”, tha Haradinaj.
“Do ta përmbyllim në tërësi sistemin shëndetësor, s’do të mbetet më asnjë qytetarë i rrezikuar nga shëndeti, dëshirojmë që të gjitha problemet shëndetësore qytetari të gjejë zgjidhje në vend”.
“Ne kemi obligim me vendos shtetin ligjor sepse është parakusht për jetë, fokusi do të jetë i vërtetë, shëndetësia është prioritet, është emergjencë për Kosovën. S’do të lejojmë që qytetari ynë do të jetë i rrezikuar”.
“Ne do të vazhdojmë me komunikime të tilla, por porosia jonë e përbashkët e PDK-AAK-Nisma, është fillimi i ri, koha e ‘Fillimit të Ri’, fillimi i ri në të gjitha termat e qeverisjes, një qeverisje e mirë, dhe një mundësi reale e Kosovës me dalë nga gjendja e rëndë e Kosovës që shihet në të gjithë sektorët”, tha Haradinaj. /Klan Kosova/