Telegrafi

Pse vendi i dytë në Seria A është më shumë se sa prestigj për Lazion

Lazio ka marrë 3.4 milionë euro shtesë duke kaluar Interin dhe mbajtur vendin e dytë në Serie A.

Kryeqytetasit morën vendin e dytë për sezonin 2022/23, pas fitores 2-0 ndaj Empolit, duke e mbyllur sezonin me 74 pikë.

Kjo vlen për kualifikim dhe prestigjin e Ligës së Kampionëve , por ka edhe përfitim në para për klubin e Claudio Lotitos.

Fituesi i Scudettos, Napoli, fiton 23.4 milionë euro, i ndjekur nga 19.4 milionë euro që merr Lazio në vendin e dytë dhe 16.8 milionë euro për Interin në vendin e tretë.

Milani do të marrë 14.2 milionë euro duke u renditur i katërti në ligë.

Lexo po ashtu Erdhi për të qëndruar në bankën rezervë – Provedel barazon rekordin e Buffon dhe shpallet më i miri në Serie A

Sampdoria dhe Cremonese tashmë janë larguar nga elita, ndërsa Spezia ose Hellas Verona do t’i bashkohen. /Telegrafi/