Lazio ka marrë 3.4 milionë euro shtesë duke kaluar Interin dhe mbajtur vendin e dytë në Serie A.
Kryeqytetasit morën vendin e dytë për sezonin 2022/23, pas fitores 2-0 ndaj Empolit, duke e mbyllur sezonin me 74 pikë.
Kjo vlen për kualifikim dhe prestigjin e Ligës së Kampionëve , por ka edhe përfitim në para për klubin e Claudio Lotitos.
Fituesi i Scudettos, Napoli, fiton 23.4 milionë euro, i ndjekur nga 19.4 milionë euro që merr Lazio në vendin e dytë dhe 16.8 milionë euro për Interin në vendin e tretë.
Milani do të marrë 14.2 milionë euro duke u renditur i katërti në ligë.
Sampdoria dhe Cremonese tashmë janë larguar nga elita, ndërsa Spezia ose Hellas Verona do t’i bashkohen. /Telegrafi/