Shpesh të lindurit e kësaj shenje u duken të tjerëve qesharakë për shkak të mendjes krijuese dhe zemrave të shfrenuara. Shpesh duket rraskapitëse dhe dekurajuese të kesh gjithmonë njerëz që të gjykojnë në mënyrën se si jeton.
Në fakt mënyra se si ujorët jetojnë nuk është e gabuar, është e keqkuptuar. Më poshtë janë 8 arsyet se përse Ujorët janë shenja që keqkuptohet më shpesh.
1. Ata ruajnë distancën
Çdokush e di se Ujorët janë të shkëputur emocionalisht. Ata qëndrojnë të mbyllur derisa kuptojnë se personi i duhur ka ardhur. Ata nuk bëjnë “të vështirin”, por vlerësojnë nëse mund ta ndajnë marrëzinë në zemrat dhe në mendjet e tyre me këdo. Ata duan të dashurojnë, por nuk munden. Nëse e bëjnë, merrini masat mirë.
2. Ata dashurojnë fort
Me një Ujor dashuria është gjithçka ose asgjë. Ata nuk janë mirë në lojëra dhe nuk duan që gjërat të jenë rastësore. Kur gjejnë dikë që mendojnë se mund të ndajnë shpirtin e tyre, japin gjithçka kanë. Kjo nuk duket gjë e keqe deri kur ata lëndohen. Kur atyre u thyhet zemra është katastrofike. Ata do të kthehen sërish në shkëputjen e tyre emocionale me njerëzit dhe këtë herë muri ndarës që do të krijojnë do të jetë më i madh. Kjo është mënyra e tyre për t’u mbrojtur.
3. Nuk shohin asnjë problem me ëndrrat
Shpeshherë thuhet se ëndrrat e Ujorëve janë jorealiste dhe se duhet të kthehen me këmbë në tokë. Ujorët kurrë nuk do e kuptojnë se është gjë e keqe të ëndërrojnë. “Dua të udhëtoj në Pragë, të ndryshoj botën, të rikthejë besimin e njerëzve…” Ata nuk janë të çmendur që ëndërrojnë këto gjëra, thjesht kanë pak më shumë shpresë se të tjerët.
4. Ata nuk qëndrojnë ulur asnjë sekondë
Ujorët janë gjithmonë në lëvizje, gjithmonë duke vrapuar dhe duke parë për aventurën e ardhshme. KJO nuk do të thotë që ata nuk i shijojnë gotat e verës apo nuk relaksohen herë pas here. Ata kanë një mënyrë të kuptuari të botës që nuk e ka asnjë shenjë tjetër. Ata e kuptojnë se bota është e mrekullueshme dhe ditët e shpenzuara kot janë jetë e hedhur tej.
5. Ata i duan gjërat e vogla
Shpesh miqtë e tyre qeshin nëse Ujori u kërkon një foto tek një pemë e bukur. Nëse të gjithë do ndalonin për të marrë aromën e një trëndafili, bota do të ishte më e lumtur.
6. Ata lëndohen lehtë
Nëse kanë humbur një person të afërt, kanë dështuar në diçka ose janë thjeshtë të palumtur, ata e ndjejnë dhimbjen më shumë se të gjithë, shkruan Anabel. Ujori dashuron dhe jeton në mënyrë pozitive, prandaj kur ndodh diçka e keqe, prek gjithë qenien e tyre.
7. Nuk i fshehin ndjenjat
Kur Ujorët ndjejnë diçka, e tregojnë. Do të donin të ishin të aftë të pikturonin një buzëqeshje në fytyrë dhe të pretendonin se gjithçka është në rregull, por kjo nuk është mënyra se si funksionon me ta. Nuk duan mëshirë apo vëmendje, duan thjesht të ndihen mirë.
8. Janë të dy ekstremeve
Ata dashurojnë shumë fortë, por janë shumë pak emocional. Zakonisht ata ecin nga fryn era, por kur kanë një vizion të qartë, ata duan pikërisht atë. Përpiquni të kuptoni që duhet ta merrni një Ujor ashtu siç është. /Telegrafi/