Ka shumë arsye pse meshkujt tradhtojnë dhe futen në këto lloj aventurash, mirëpo në fund gjithçka mund të kthehet në ‘boomerang’ që shkatërron lidhjen dhe në fund zbulohen të gjitha
Në të vërtetë tradhtojnë edhe femrat, por statistikat tregojnë se burrat janë më të prirur se partneret e tyre.
Ndryshimet e sjelljes së tij janë të paevitueshme, mirëpo kur i shtohet brenga për pamjen e jashtme, afera është gjë e sigurt. Ndoshta do të ndryshojë stilin e flokëve, mënyrën e veshjes, i duhet më tepër kohë të bëhet gati, fillon të stërvitet dhe të mbajë dietë dhe të kalojë më tepër kohë para pasqyrës.
Me një fjalë, fillon të sillet si një adoleshent që niset të pushtojë botën femërore, i pasigurt në pamjen e tij, i etur për të lënë mbresë.
Po pse ndodh një gjë e tillë? Edhe pse rastet janë të ndryshme dhe ndonjëherë të pazakonta, po renditim disa situata të veçanta.
Të papjekur
Mund të duket si një justifikim, pretekst idiot për të justifikuar një gabim, por e vërteta është se rrallë herë burrat kanë pjekurinë për të ditur me siguri se tradhtia herët apo vonë do zbulohet. Ata thjesht nuk janë në gjendje të kuptojnë se marrëdhënia e tyre jashtëmartesore mund të ketë pasoja shkatërruese për partneret e tyre, për familjet e tyre, apo mund të humbasin edhe njerëzit e afërt që duan shumë.
Pasiguri
Edhe pse mund të ngjajë e pabesueshme, ka shumë burra që mund të mendojnë se janë shumë të vjetër apo shumë të rinj, shumë inteligjentë apo jo aq të bukur sa për t’u dashur nga një grua. Ndaj zgjedhin të tradhtojnë për të patur një konfirmim nga femra të tjera dhe në këtë mënyrë, ndihen mirë me vetveten, duke menduar se kështu janë të denjë, të dëshirueshëm dhe tërheqës për femrat e tjera.
Frikë për martesën
Nëse do të shpëtosh një martesë, është normale të mos tradhtosh apo jo? Por ja që e vërteta është se shumë burra nuk janë të zotë në komunikim. Kur nisin të kenë problem me partneret e tyre nuk dinë si t’i zgjidhin dhe mendojnë se do jetë shumë më mirë të gjejnë ngushëllim në një tjetër vend.
Mund të ndihen si të zënë në kurth dhe të palumtur në marrëdhënien e tyre, por nuk duan të fyejnë partneret e tyre duke u ndarë. Ata thjesht presin që gratë e tyre të përmirësohen dalëngadalë.
Prioritete
Disa burra mendojnë se pas martese do kenë një jetë seksuale shumë të bukur dhe të mrekullueshme. Shumë prej tyre zhgënjehen kur shohin se nuk është aspak ashtu, por duhet të marrin përsipër përgjegjësi, të kujdesen për njerëz të tjerë dhe të kënaqin nevojat e tyre.
Ata besojnë se partneret duhet të kënaqin fantazitë e tyre 24 orë në ditë, 7 ditë të javës dhe nuk kuptojnë se gratë e tyre kanë jetët e veta dhe prioritete të tjera.
Nuk ndihen të vlerësuar
Burrat duan t’i lavdërosh spontanisht dhe me sinqeritet. Punojnë shumë për të mbështetur familjet e tyre dhe në këmbim kërkojnë mirënjohje dhe vëmendje. Nëse nevojat e tyre emotive nuk plotësohen dhe injorohen apo kritikohen, do ndihen të lënë pas dore dhe të shkëputur emocionalisht nga partneret e tyre, pa intimitet në bashkëjetesë.
Për këtë arsye, marrin në konsideratë një aventurë, në mënyrë që të kenë admirimin dhe vëmendjen që i bën të ndihen mirë. Kjo është një ndër arsyet pse meshkujt tradhtojnë.
Raporti po humbet emocionet
Kur një marrëdhënie bëhet shumë monotone, mund të duket një tmerr i vërtetë nëse nuk bën asgjë për të ndryshuar situatën ose nëse gruaja nuk do ta zgjidhë këtë problem.
Nëse një burrë mërzitet nga jeta e përditshme me bashkëshorten e tij, është vetëm çështje kohe para se njëri prej tyre të nisë të kërkojë një tjetër mundësi për ta bërë jetën më ekzaltuese (sidomos nëse askush nuk bën gjë për ta zgjidhur këtë problem).
Burrat zakonisht kanë argumente për t’i shpëtuar rutinës së jetës së përditshme dhe të kenë eksperienca apo aventura të reja.
Konfuzë mbi dashurinë
Disa burra nuk kuptojnë evolucionin e dashurisë në një marrëdhënie të shëndetshme dhe afatgjatë. Ata nuk kuptojnë se në një lidhje të vërtetë dhe afatgjatë, nxitimi i fillimit të një romance është zëvendësuar me ndjenja më pak intensive, por shumë të dashura.
Burrat që përqendrohen mbi romantizmin ideal, humbasin në këtë fazë të shkurtër dhe intensive dhe dëshirojnë pasionin që ishte në fillim të lidhjes. Mund të ketë miliona motive për se meshkujt tradhtojnë partneret e tyre, por në të vërtetë, pjesa më e madhe e tyre duan të jenë të lumtur dhe të përfshirë në marrëdhëniet e tyre.
Ndaj, arsyeja kryesore e tradhtisë është se ka diçka të gabuar në bashkimin me partneret. /Telegrafi/