int(1) Pse tërhiqen të kundërtit? - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Pse tërhiqen të kundërtit?

Një lidhje e suksesshme varet nga sasia e ndryshueshmërisë mes jush, në zgjidhjen tuaj se çfarë do të bëni me ato ndryshime, dhe se si ndikojnë ato ndryshime te ju.

Ndryshimet janë tërheqëse
Të jemi të qartë: Shijet e ngjashme në ushqim dhe në filma nuk do ta mbajnë të bashkuar lidhjen tuaj, përderisa në të njëjtën kohë pasionet e ndryshme nuk do t’ju ndajnë nga njëri-tjetri. Mendimet, kulturat, shijet, pëlqimet e ndryshme në fakt mund t’i kontribuojnë lidhjes suaj, duke bërë që secili nga ju të gjejë një perspektivë të re te njëri-tjetri. Veç kësaj, personalitetet që janë në kontrast, kanë një anë pozitive, askush nuk do ta dalë më vetveten, pas të gjithash.

Ana pozitive
Më e mira e të qenit ndryshe nga njëri-tjetri është se ju mund të kompensoni çfarëdo kualiteti apo vetie që ju mungon dhe do të donit ta kishit. Imagjinoni që ju jeni një person i turpshëm dhe gjithnjë keni dëshiruar të jeni më i hapur. Në këtë rast ju do të donit të jeni në lidhje me një person më të hapur dhe më energjik, duke kompletuar veten apo duke gjetur atë ‘gjysmën tjetër’. /Telegrafi/
 

Exit mobile version