Site icon Telegrafi

Pse të kesh fëmijë është e shëndetshme për martesën

Sigurisht që të kesh fëmijë është stresuese, e lodhshme, ka kosto dhe mund t`i vendosë kufizime lidhjes tuaj. Ju papritur bëheni përgjegjës për një krijesë të vogël të sapoardhur në jetë. Studime të ndryshme tregojnë se një pjesë e çifteve të martuara që kanë fëmijë shprehin më pak kënaqësi martesore. Por kur fëmijët rriten, çiftet e martuara kanë mundësi t`i rikthehen pasionit dhe intimitetit të tyre.

Sigurisht që studimet nuk diktojnë eksperiencën e secilit. Ka të tjerë që janë të lumtur, pasionantë në martesë edhe pse kanë fëmijë. Por ajo që theksohet është se të pasurit e fëmijëve është e shëndetshme për martesën. Ja disa arsye:

Fokusi juaj zhvendoset
Kur ju keni fëmijë të cilët kanë nevojë për përkujdesje, dashuri, ju duhet të zhvendosni një pjesë të kohës dhe vëmendjes suaj tek ta. Nuk ka rëndësi se sa angazhime keni, shtëpia është ajo që ju lidh dhe forcon lidhjet tuaja me njëri-tjetrin.

Mendoheni dy herë përpara se të merrni një mendim të madh
Nëse karakterizoheni si tip impulsiv që bëni zgjedhje të nxituara, kur keni fëmijë ju jeni më pak të gatshëm për të qenë në një situatë që mund të sjellë pasoja dhe të dëmtojë familjen. Kjo është një gjë e mrekullueshme për martesën tuaj sepse ju mund të konsultoheni me partnerin tuaj për të bërë më të mirën.

Vlerësoni kohën që jeni vetëm me partnerin
Mes fëmijëve dhe angazhimeve të mëdha është e vështirë të gjeni pak kohë për veten dhe partnerin. Kjo mund të sjellë distancë në martesë por në fakt nuk duhet pse. Nëse ju iu kushtoni njëri-tjetrit një kohë të caktuar qoftë edhe të limituar, ju do ta vlerësoni më shumë intimitetin me partnerin.

Ju mësoni të punoni si një skuadër
Në një marrëdhënie martesore ku ka fëmijë, ju mësoni të veproni si skuadër. Dhe kjo nuk është vetëm për të mirën e fëmijëve por edhe të marrëdhënies po ashtu.

Inspiroheni për të qenë më të mirë nga ç ‘jeni
Dihet që prindërit janë nën presion. Një presion që shumë e ndiejnë se luan një rol pozitiv tek fëmijët e tyre. Një e mirë potenciale e këtij presioni është se fëmijët ju inspirojnë që të jeni më të mirë. Mbi të gjitha ata ju shikojnë dhe ndjekin shembullin tuaj. Nëse filloni të lini mënjanë zakonet e këqija dhe bëni përmirësime, ju do të ndiheni gjithashtu më konfidentë dhe të pastër, që ju bën një partner të mirë./Telegrafi/
 

Exit mobile version