Site icon Telegrafi

Pse skuqja nga dielli është e dhimbshme?

Skuqja, djegiet dhe dhimbja shpesh mund të jenë pasoja të ekspozimit të tepërt në diell. Rrezet ultraviolet UVB dëmtojnë molekulat ARN të qelizave të lëkurës, ndërsa ARN e tillë e dëmtuar nuk kodon proteinat. Qelizat e dëmtuara me ekspozimin e tepërt në diell lëshojnë ARN të tilla të cilat veprojnë si sinjal i dëmtimit dhe nxisin qelizat përreth në krijimin e molekulave inflamatore. Kështu vjen deri te reaksioni zinxhir i cili shkakton djegiet.

Trupi e fillon këtë proces për të larguar qelizat e dëmtuara me potencialin që, për shkak të dëmtimeve, të bëhen kancerogjene, lëkura në këtë mënyrë shërohet nga djegiet, ndërsa neve na duket si skuqje e dhimbshme në lëkurë.

Duheni të kini kujdes edhe tek rrezet UVB edhe UVA, të cilat kalojnë nëpër xham dhe rroba më të lehta, prandaj me rastin e blerjes së kremit për rrezitje ia vlen të kontrollohet nëse kanë mbrojtje kundër të dy llojeve të rrezeve UV. /Telegrafi/

Exit mobile version