Telegrafi

Pse piramidat e fajdeve shqiptare ngjajnë me krizën amerikane?

Ndërsa ekonomia amerikane dridhet nën barrën e babëzisë dhe gabimeve të Wall Street, mbase ka një mësim që duhet nxjerrë nga eksperienca e Shqipërisë.

Jo, vërtetë.

Lajmet e fundit vijnë rrotull një diçkaje të parë më parë, e cila më sjell ndërmend kohën që kalova duke mbuluar rrugën e kalimit të Shqipërisë nga izolimi total në kapitalizmin e tregu të lire absolutisht jo të rregullt. Ekonomia e vendit të ish-Bllokut të Lindjes doli nga binarët dhe u shemb në 1997, duke u rrëzuar nga një seri skemash gjigante Ponzi.

Të paktën 800.000 shqiptarë vendosën të ardhurat e tyre në një ose më shumë se gjysmë duzine skemash, të cilët në një vend me 3,8 milion banorë do të thotë që virtualisht çdo familje ishte brenda tyre. Ata "investuan" rreth 1 miliard USD – një vënie në skenë që përfaqësonte 43 për qind të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto të vendit.

Në mënyrë tipike, skemat Ponzi, një lloj skeme piramidale, u premtonte investitorëve rikthimin të lartë dhe të pamundur për një periudhë të shkurtër. Nëse kjo funksionon për një kohë, me paratë cash nga investitorët e rinj që paguajnë ata të cilët kanë paguar në fillim. Por kur oferta e investitorëve të rinj thahet në mënyrë të pashmangshme, e gjithë piramida shembet.

Në SHBA, kompanitë që jepnin kredi të shpejta joshnin blerësit syleshë të shtëpive me marrëveshje jo-para-në dorë për shtëpitë të cilat ata nuk mund t’i përballonin. Këto kredi të dyshimta përveç kësaj ishin ndarë në pjesë dhe luajtur dhe riambalazhuar në hipoteka që tingëllonin të sigurta dhe të mbështetura në garanci sigurie të cilat, së bashku me kreditë e mospaguara shkëmbeheshin që "të blinin kontrata sigurimi", u bënë monedha e Wall Street.

Megjithëse jo skemë klasike “Ponzi”, tregtia fitimprurëse e bankave të investimeve amerikane me të tillë derivate – të cilët ishin kaq të gjerë dhe jo të rregullta kjo nuk mund të ishte shënuar me saktësi – mund të përshkruhej qartë si një kushëri jo dhe aq i largët. AND-ja ishte e njëjtë: Ju kapni paratë tuaja në fillim, dhe kush pyet nëse letrat e çmuara që ju jeni duke shitur kanë aktualisht ndonjë vlerë.

Në Shqipëri, nuk ishte Lehman Brother ose AIG ose WaMu. Kjo ishte një fallxhore cigane 32 vjeçare e quajtur Sude e cila mori më shumë se 100 milionë USD përpara se ajo të ndalonte pagimin e dividentëve.

Dhe atëherë ishte Vefa Holding, një fasadë maskuese e hollë e Mafies e cila premtonte një rikthim me 8 për qind në muaj. Vefa pretendonte se zotëronte hotele, godina banimi dhe një flotë anijesh dhe mblodhi 600 milionë USD nga investitorët e paditur përpara se të shembej.

Unë fola me një burrë të quajtur Murat Ismaili i cili ka diplomë universitare në ekonomi dhe kishte hedhur kursimet e jetës prej 600 USD në një skemë që premtonte trefishimin e parave të tij në tre muaj. "Edhe Marksi pranonte se ju mund të fitoni para nga paratë", thotë ish-nëpunësi civil i cili ka mësuar ekonominë gjatë epokës komuniste. Por pak javë më vonë paratë e tija u zhdukën. Të tjerë shqiptarë më thane sesi kishin shitur bizneset e tyre të vogla dhe kishin bërë plane për tu tërhequr me përfitimet që ata parashikonin nga këto investime. "Ne menduam se kapitalizmi funksiononte kështu", thotë njëri.

Për një kohë, qeveria shqiptare premtoi ti mbështeste skemat Ponzi. Ato në të vërtetë dolën me një plan kreditimi, i cili ishte të prodhonte më shumë para. Në një debat që do të ishte përsëritur në Uashington një dekade më parë, politikanët shqiptarë zotoheshin të ndëshkonin operatorët "e babëzitur" të skemave mashtruese dhe të mbronin aksionet e investitorëve të vegjël. Por pas disa javësh, qeveria u shemb dhe Shqipëria u zhyt në një anarki të thellë.
Grabitjet shpërthyen në qytetet dhe fshatrat në mbarë vendin. Policia hoqi uniformat dhe u bashkua me grabitësit. Ushtria u shpërbë brenda natës.

Unë shikoja me habi një ditë ndërsa një turmë djemsh të vegjël silleshin duke bërtitur perms ish-pallatit veror të Mbreti Zog, mbretit të fundit të Shqipërisë. Më të moshuarit kishin hequr me kohë çdo gjë të lëvizshme. Kështu djemtë kënaqeshin duke shkatërruar çdo dritare në një vile të stilit italian, duke shkulur panelet prej mermeri nga muret dhe duke i hedhur ato nga dritarja poshtë, dhe duke e trajtuar llampadarët e mëdhenj të sallës së vallëzimit si objekt lojërash.
Një dekade më vonë, Shqipëria mbetet vendi më i varfër dhe më i prapambetur i Evropës. Niveli mesatar i pagës është më pak se 20 USD në ditë, dhe aktualisht, ndryshe nga sa thuhet zyrtarisht, shkalla e papunësisë ka arritur në 30 për qind.

Kjo nuk është për të thënë se anarkia është në prag në SHBA, Amerika, sigurisht, është ekonomia më e pasur e botës. Udhëheqësit tanë të mençur padyshim që do të na drejtojnë plotësisht larg ndonjë gjëje të pahijshme.

Ne shpresojmë.

Marrë nga “The Chicago Tribune”

Titulli origjinal: “Ne e kemi dëgjuar këtë marrëveshje ekonomike më parë, – më 1997 në Shqipëri”