Kompania britanike për hulumtimet e kancerit “Cancer research UK” ka bërë anketimin e 2.100 duhanpirësve, ndërsa rezultatet kanë treguar se edhe meshkujt edhe femrat e pinë duhanin për arsye të ndryshme.
Arsyet më të shpeshta pse femrat e pinë duhanin janë për ta përballuar stresin dhe peshën trupore, ndërsa arsyeja më e shpeshtë pse meshkujt e pinë duhanin është kënaqësia që u ofron cigarja duhanpirësve.
Edhe pleqtë e konsiderojnë kënaqësinë si arsye kryesore, ndërsa të rinjtë e pinë më shumë duhanin për shkak të shoqërisë dhe më lehtë e përballojnë stresin.