Site icon Telegrafi

Pse partneri është më i bukur se të tjerët

‘Iluzioni pozitiv’ në bukurinë fizike të partnerit tonë, mund ta bëjë lidhjen të qëndrueshme- thonë shkencëtarët nga Universiteti i Groningenit në Holandë.

Në studim janë përfshirë 70 çifte heteroseksuale të moshave ndërmjet 18 dhe 37 vjeç. Ata kanë shikuar fotografitë e partnerëve të tyre, ngjashëm sikurse edhe pjesëtarët e grupit të kontrollit, dhe në bazë të tërheqjes iu janë përgjigjur pyetjeve.

Pjesëmarrësit në studim gjatë vlerësimit të bukurisë fizike dhe dukjes së partnerit të tyre nuk kanë qenë objektivë. Prandaj partnerët e tyre në fotografi iu janë dukur më të bukur sesa femrat ose meshkujt e panjohur në fotografitë tjera.

Çiftet e anketuara kanë pasur mesatarisht lidhje dy-trevjeçare, ndërsa autorët e studimit pohojnë se perceptimi i joshjes së individëve, në masë të madhe varet nga ndjenjat tona ndaj tij.

Sipas ekspertëve, ‘iluzionet pozitive’ janë të mira derisa nuk teprohet (kjo vlen sidomos kur njëri nga partnerët është shumë joracional dhe i dashuruar së tepërmi). /Telegrafi/

 

Exit mobile version