Site icon Telegrafi

Pse ndonjëherë ‘më pak është më shumë’ mund të jetë formula për një jetë të lumtur

A ke menduar ndonjëherë se sa shumë lodhesh dhe përpiqesh duke u kujdesur për gjërat që zotëron?

Të kesh më shumë nuk do të thotë gjithmonë të jesh më i/e lumtur. Përkundrazi, shpesh herë, na humbet koha, na krijon stres dhe na largon nga ajo që është me të vërtetë e rëndësishme. Ndaj, në disa raste, teoria “më pak është më shumë” duhet aplikuar.

Më pak gjëra, më shumë liri

Kur thjeshton jetën, nuk humb asgjë; përkundrazi, fiton më shumë hapësirë, qetësi dhe kontroll mbi atë që zgjedh. Të kesh më pak sende për të menaxhuar do të thotë të kesh më shumë kohë për veten dhe për gjërat që me të vërtetë kanë kuptim.

Kur largon gjërat apo njerëzit e tepërt, mbeten vetëm ato që të sjellin lumturi dhe përmbushje.

Më pak gjëra, më shumë përvoja

Sendet nuk sjellin lumturi afatgjatë. Një çantë e re ose një pajisjeje fundit teknologjike mund të japin një ndjesi të përkohshme kënaqësie, por është e përjetshme?

Përvoja dhe kujtimet që ndan me njerëzit e dashur kanë shumë më tepër vlerë. Investimi në përvoja të reja, udhëtime apo kohë me miqtë dhe familjen ka një ndikim më të madh dhe më të gjatë në mirëqenien emocionale.

Çelësi për gjetjen e qetësisë

Më shumë zotërime do të thotë më shumë përgjegjësi. Duke zgjedhur t’i zvogëlosh, çlirohesh nga stresi dhe bëhesh më i/e lirë.

Një shtëpi e thjeshtuar, një rutinë e organizuar dhe përqendrimi te gjërat thelbësore të ndihmojnë të ndihesh më i/e qetë dhe më në kontroll të jetës tënde.

Vendos prioritetet e tua

Kur përqendrohesh në ato që kanë me të vërtetë rëndësi, kupton se sa shumë ke humbur duke ndjekur atë që të tjerët të sugjerojnë si të domosdoshme. Prioritetet e tua janë ato që duhet të udhëheqin jetën tënde.

Duke u thënë “jo” gjërave të tepërta, po i thua “po” kohës me njerëzit që do, momenteve të qeta dhe një jete më të pasur me momente kuptimplota, citon Anabel.

Të kesh më pak nuk do të thotë të heqësh dorë nga gjithçka, por të zgjedhësh atë që është vërtet e rëndësishme për ty. Minimalizmi është një udhëtim drejt një jete më të pasur emocionalisht, ku ndjesitë janë përparësia kryesore. /Telegrafi/

Exit mobile version