Site icon Telegrafi

Pse muzika rok ndikon kaq shumë

Shkencëtarët teorinë e vet e kanë testuar ashtu që studentëve u kanë lëshuar muzikë të zakonshme, emocionalisht neutrale ose muzikë e cila papritmas bëhet e deformuar. Te vullnetarët kjo e fundit ka ndikuar më shumë dhe ka nxitur më shumë emocione.

Muzika rok, e ngjashme me mjeshtëritë e Jimi Hendrixit në kitarën elektrike na eksiton, sepse imiton thirrjen e lashtë për ndihmë. E njëjta vlen edhe për tingujt në filmat horror, si skenat e njohura në tualet tek “Psycho” i Hitchcockut.

Ekspertët po ashtu kanë zbuluar që tingujt disonant në shumicën e rasteve janë të lidhura me emocionet negative si frika ose pikëllimi.

“Ky studim shpjegon pse muzika rock ndikon kaq shumë në njerëz: ajo zgjon kafshën në ne. Kompozitorët me intuitë e dinë se cilët tinguj na frikësojnë dhe kështu pavetëdijshëm përdorin karakteristikën tonë evolucionare për t’u ngazëllyer apo të kemi emocione negative kur dëgjojmë tinguj specifik”, tha Prof. Greg Bryant, një nga autorët e studimit. /Telegrafi/

Exit mobile version