Pica është një prej ushqimeve më të parapëlqyera në botë, në mos më i pëlqyeri. Pica është ushqim italian me origjinë nga Napoli. Ka shumë lloje të picave, të cilat dallohen në bazë të përbërësve që vendosen mbi petë. Ndër llojet e picave më të njohura janë: margarita, me proshutë, capricciosa, vegjetariane, supreme, pepperoni, etj.
Pavarësisht se çfarë lloj pice pëlqeni, ato duhet të gatuhen në mënyrën e duhur dhe me përbërësit e duhur që të jenë të shijshme. Por sekreti i picës së mirë është mielli. Kur mendojmë se cili mund të jetë mielli më i mirë për pica, gjëja e parë që na bie në mend është mënyra e bluarjes së miellit, sasia e proteinave dhe e glutenit në atë miell.
Mielli më i mirë për t’u përdorur për përgatitjen e picave është mielli tipo 00 italian. Ky është mielli më i rafinuar dhe në Itali njihet edhe si mielli i picave. Mielli tipo 00 është ideal për brumë të picave për dy arsye: 1) sepse është i imët dhe; 2) sepse përmban sasi më të vogël të glutenit se shumica e llojeve të tjera të miellit. Ky miell është shumë mirë i bluar dhe përmban vetëm 12.5% gluten. Mielli tipo 00 përmban nivele të ndryshme të proteinave dhe si i tillë përdoret varësisht nga lloji i picës që synohet të gatuhet.
Mielli tipo 00 bënë që brumi të ketë elasticitet të mjaftueshëm dhe pasi të piqet, peta është e përtypshme, mjaftueshëm e pjekur dhe mjaftueshëm e fryrë në qoshe. Për më tepër, ky miell ndikon që pica të ketë një aromë shumë të këndshme.
Ky lloj mielli përdoret edhe në Kosovë për përgatitjen e picave nga rrjeti i restoranteve POMO. Picat e përgatitura nga POMO të kujtojnë shijen e picave italiane, si të ishin porositur në një nga piceritë në Napoli.