Telegrafi

Pse majtakët janë të pakët?

Disa hulumtues nga Universiteti Northwestem për herë të parë kanë analizuar të dhënat e vërteta për të përcaktuar nëse hipoteza ekzistuese – që bashkëpunimi ka shkaktuar përdorimin e dorës së njëjtë – është e saktë.

Daniel M. Abrams, një nga hulumtuesit shpjegon: “Sa më shumë të jenë të socializuara kafshët – ku bashkëpunimi vlerësohet shumë – popullata e përgjithshme më shumë do të ndjekë trendin ndaj një ane.

Faktori më i rëndësishëm i shoqërisë efektive është shkalla e lartë e bashkëpunimit. Tek njerëzit, kjo ka rezultuar në shumicën e djathtakëve”.

Në fakt, në komunitetin plotësisht bashkëpunues, hipoteza sugjeron që çdokush do të kishte dorë të njëjtë dominuese, transmeton Telegrafi.

Analizat e Abramsit vërtetojnë kështu hamendësimet që 10 për qind e majtakëve të mbetur paraqesin dëshminë që raca njerëzore nuk është bashkëpunuese në tërësi.

Madje, modeli i ri i krijuar nga ana e hulumtuesve edhe mund të parashikojë përqindjen e majtakëve në çdo grup – njerëzit, zogjtë, madje edhe te lojtarët e bejsbollit – me marrjen e të dhënave për shkallën e bashkëpunimit dhe konkurrencën brenda strukturës shoqërore.

Interesante është që studimi po ashtu vërteton pse ekziston numër kaq, joproporcional i majtakëve në disa sporte.

Derisa bashkëpunimi shkakton përdorimin e dorës së njëjtë, konkurrencës dhe përparësive në sportet si bejsbolli, boksi ose skerma i përshtatet kjo gjë e pazakontë.

Sido që të jetë, ende ka mbetur të shihet pse shumica e njerëzve kanë përfunduar si djathtakë dhe jo si majtakë. /Telegrafi/