Gara për titull në Bundesliga këtë sezon është e tëra e garantuar vetëm për dy ekipe.
Natyrisht, Bayern Munichu janë në këtë debat ashtu siç mund ta kishit menduar, për faktin se janë klubi më i madh gjerman dhe ekipi me më së shumti tifozë. Sidoqoftë, Bayer Leverkusen janë kandidati tjetër këtë sezon, teksa po shkëlqejnë nën urdhrat e ish-lojtarit të Real Madridit, Xabio Alonso.
Në fakt, Leverkusen janë të pamposhtur këtë sezon në Bundesliga dhe mbrëmjen e djeshme e vazhduan këtë seri me një fitore të jashtëzakonshme me rezultat 3-0 ndaj Bayernit.
Një ndër lojtarët që gjeti rrjetën e portës në këtë sfidë ishte edhe kroati Josip Stanisic. Ai në fakt po luan tek Leverkuseni në formë huazimi nga Bayerni dhe shumë persona mund ta kenë bërë pyetjen se pse atij iu lejua që të luante në këtë ndeshje.
Në futbollin anglez është një rregull strikte që nuk i lejon lojtarët e huazuar të luajnë ndaj klubeve të tyre mëmë. Por, teksa Tuchel diskutoi për ndeshjen në një konferencë për shtyp, bëri të ditur se një rregull e tillë nuk ekziston në Gjermani.
“Në Angli, ka një rregull të mirë kur një lojtar që e huazoni, ata nuk mund të luajnë ndaj juve. Për mua kjo ka më shumë kuptim”, ka thënë Tuchel.
“Unë e kam përjetuar shpesh në karrierën time, që një lojtar shënon ndaj ekipit të tij, rregulli për fat të keq nuk ekziston në Gjermani. Sot ishim ne ata që vuanim nga kjo”.
“E pashë Stanin më herët dhe e përgëzova, por ai është lojtar i Bayer Leverkusen tani. Kjo është gjithçka që mund të them, përfundoi tekniku gjerman./Telegrafi/