Është shpjeguar pse ka pasur një sasi rekord të minutave shtesë në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Në katër ndeshjet e para dhe në vetëm dy ditë nga starti, janë dhënë 64 minuta shtesë.
Çdo ndeshje ka kaluar mbi 100 minuta, me 24 minuta të pabesueshme kohë shtesë në mposhtjen 6-2 të Anglisë ndaj Iranit në Doha.
USA v WAL: 104:34 pic.twitter.com/f9p8DIQPfg
— Duncan Alexander (@oilysailor) November 21, 2022
14 minuta u dhanë në fund të pjesës së parë, por kjo ishte pjesërisht nga një lëndimi brutal i pësuar nga portieri iranian, Alireza Beiranvand.
Megjithatë, në pjesën e dytë u shtuan edhe dhjetë minuta dhe ndeshja zgjati 117 minuta e 16 sekonda.
Barazimi 1-1 mes Shteteve të Bashkuara dhe Uellsit pati 10 minuta e 34 sekonda të shtuara në pjesën e dytë, duke çuar ndeshjen në 104 minuta e 34 sekonda.
Lëndimet, zëvendësimet dhe festimet e golave kanë qenë një faktor, por France Info thotë se zyrtarët tani po ndjekin udhëzimet zyrtare të FIFA-s për kohën shtesë.
🚨 FIFA has created new added time guidelines to maximise effective playing time and to help combat time-wasting.
That's why we are seeing record breaking added time at the start of the World Cup.
(Source: @franceinfo) pic.twitter.com/vd0vAAov5t
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) November 21, 2022
Ideja është të zvogëlohet humbja e kohës dhe të lejohet që topi të jetë në lojë për një periudhë më të gjatë kohore.
Pierluigi Collina, arbitri legjendar dhe tani kreu i komitetit të arbitrave të FIFA-s, diskutoi qasjen e re javën e kaluar.
“Në Rusi, ne u përpoqëm të ishim më të saktë në kompensimin e kohës së humbur gjatë ndeshjeve dhe kjo është arsyeja pse ju patë gjashtë, shtatë apo edhe tetë minuta të shtuara”, tha italiani për ESPN.
“Mendo pak: nëse ke tre gola në gjysmë, ndoshta do të humbasësh katër ose pesë minuta në total për festimet dhe rifillimin.
“Ajo që duam të bëjmë është të llogarisim saktë kohën e shtuar në fund të çdo pjese. Mund të jetë zyrtari i katërt që e bën këtë, ne ishim të suksesshëm në Rusi dhe presim të njëjtën gjë në Katar”.
Me herët për këtë temë kishte folur edhe i pari i FIFA-s, Gianni Infantino: “Në çdo ndeshje ka shumë kohë të humbur. Duhet bërë diçka, pasi tifozët paguajnë për të parë 90 minuta futboll, e realisht shikojë 50 minuta. Nuk po them t’i bëjmë ndeshjet 100 minuta, por pa dyshim koha e rikuperuar nga gjyqtari duhet të jetë e përafët me minutat e humbur në fushë”.
Ish-mbrojtësi i Anglisë, Jamie Carragher, ka mbështetur metodën e re dhe beson se është një ndryshim pozitiv.
Ai shkroi në Twitter: “Duke shijuar sasinë e kohës që po shtohet nga zyrtarët në #QatarWorldCup2022, ka shumë kohë të humbur në futboll!”. /Telegrafi/
Enjoying the amount of time that is being added on by the officials at #QatarWorldCup2022 there is too much time wasting in football!
— Jamie Carragher (@Carra23) November 21, 2022