Site icon Telegrafi

Pse Izraeli e quajti operacionin kundër Iranit – Ditët e Pendimit?

Izraeli ka kryer disa sulme ajrore brenda territorit iranian gjatë mbrëmjes së kaluar dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm ndërsa ka deklaruar se misioni ka përfunduar me sukses.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) e ka quajtur operacionin “Ditët e Pendimit”, shkruan jerusalempost.

Mediumi izraelit ka shpjeguar se pse Tel Avivi zgjodhi një emër kaq të fshehtë.

Fraza “Ditët e Pendimit” i referohet dhjetë ditëve midis Rosh Hashanah dhe Yom Kippur në Judaizëm, të njohura si Dhjetë Ditët e Pendimit.

Gjatë kësaj periudhe, njerëzit thirren të reflektojnë mbi veprimet e tyre, të bëjnë ndryshime dhe të kthehen në një rrugë të ndershmërisë, që të çon drejt Jom Kipurit, “Ditës së Shlyerjes”.

Termi hebraik teshuva, që do të thotë “kthim,” përmbledh idenë e rinovimit shpirtëror dhe përmirësimit të vetes.

Në traditën hebraike, këto ditë shihen si një mundësi kur “portat e parajsës” janë të hapura, duke i lejuar individët të kërkojnë falje dhe të rreshtohen me vlera më të larta.

Duke e emërtuar operacionin sipas kësaj kohe, Izraeli nënvizon rëndësinë e llogaridhënies dhe një përkushtimi ndaj mbrojtjes kombëtare.

Ndryshe, Izraeli i është hakmarrë shtetit iranian për sulme e disa muajve më parë, kur Teherani sulmoi me raketa Tel Avivin. /Telegrafi/

Exit mobile version