Telegrafi

Pse humbi Trepça prej Tiranës?

Valdrin Haxhiu ka bërë të ditur arsyet e humbjes së ekipit të tij.

Trepça ka pësuar humbje në Mitrovicë prej Tiranës në kuadër të Ligës Ballkanike

“Njëra ndër arsyet kryesore të humbjes së ndeshjes ka qenë se menduam që do të tregojmë performancë të njejtë si në ndeshjen e kaluar dhe do ta mposhtim Tiranën. Në anën tjetër, ata erdhën shumë të motivuar në Mitrovicë dhe arritën që të dalin me fitore të merituar nga ndeshja,” ka thënë Haxhiu për faqen zyrtare të BIBL pas ndeshjes.

Trepça dhe Tirana janë debutues këtë stinor në Ligën Ballkanike dhe të dyja janë në Grupin B me bilanc të njëjtë pas 5 ndeshjeve të para, 2 fitore e 3 humbje. /Telegrafi/