Shumë do të pyesin pse Hezbollahu po përdorte ‘pager’ në vitin 2024.
Metoda tradicionale e komunikimit ishte dukshëm më e preferuara e grupit, pikërisht për faktin se nuk ishte teknologjia më e fundit.
Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah më parë i paralajmëroi anëtarët e grupit që të mos mbanin telefona celularë, sepse Izraeli mund t’i përdorte për të gjurmuar lëvizjet e tyre.
Nga ana tjetër, ‘pagerët’, në teori, nuk paraqesin një problem të tillë.
Korrespondenti i Sky News për Lindjen e Mesme, Alistair Bunkall shton se “Hezbollahu ka qenë shumë i kujdesshëm me komunikimet e tij, i vetëdijshëm se bisedat e telefonave celularë mund të hakohen dhe gjurmohen lehtësisht – pagers do të kishin konsideruar një alternativë lo-fi dhe më të vështirë për t’u depërtuar”.
Ndryshe, ministria libaneze e Shëndetësisë ka konfirmuar se deri më tani kanë vdekur tetë persona ndërsa numri mund të rritet. /Telegrafi/