Telegrafi

Pse goli i Manchester United ishte pozitë jashtë loje – Manchester City ankohet te lëvizja e portierit të tyre

Manchester City mbeti i acaruar pasi Manchester United iu shënoi një gol shumë i diskutueshëm që barazoi rezultatin në 1-1, për ta fituar në fund 2-1.

‘Djajtë e Kuq’ e kishin një aksion nga e djathta, ku topi shkoi te Marcus Rashford.

Por Rashford nuk arriti të prekë topin në vrapimin e tij drejt portës, ndërsa Bruno Fernandes vrapoi drejt tij dhe gjeti pjesën e pasme të rrjetës për të shënuar gola.

Po çfarë thotë rregullorja për këtë rast, që detajon rregullin për pozitë jashtë loje.

“Një lojtar që lëviz nga një pozicion jashtë loje ose qëndron në pozicion jashtë loje dhe është në rrugën e një kundërshtari dhe ndërhyn në lëvizjen e kundërshtarit drejt topit kjo është një shkelje dhe pozitë jashtë loje, pasi ndikon në aftësinë e kundërshtarit për të luajtur ose sfiduar për topin; nëse lojtari shkon në rrugën e një kundërshtari dhe pengon përparimin e kundërshtarit (p.sh. bllokon kundërshtarin) shkelja duhet të ndëshkohet sipas ligjit 12 që është pozitë jashtë loje”, thuhet në rregullore.

Man City argumentoi se portieri Ederson kishte lëvizur nga vija e tij e portës për shkak të pozicionimit të Rashford. /Telegrafi/