Tashmë, dihet se janë femrat ato që janë më të pritura për të zvogëluar numrin e partnerëve me të cilët kanë pasur seks apo thjesht një lidhje dashurie.
Por, krejt e kundërta deri më tani ka qenë me meshkujt. Këta të fundit kujdesën që gjithmonë të thonë se kanë pasur një numër më të madh, pra, ta rrisin numrin e partnerëve.
Këto gënjeshtra janë zbuluar edhe nga një studim i fundit, ku përpos numrit të partnerëve të dy gjinitë gënjejnë edhe për shkaqet e ndarjes nga ish i dashuri apo e dashura.
Në këtë studim, janë anketuar 1362 femra, ku thuhet se femrat e anketuara të cilat kanë qenë të moshës 18 – 30 vjeç, kanë thënë se gënjejnë vetëm për mos të lënduar egon e partnerit të tyre.
Por ka pasur edhe nga ato që kanë thënë se gënjejnë vetëm për tu pëlqyer më shumë partnerit të ri./KP/Telegrafi/