Telegrafi

Pse femrat rrinë të uritura

Ky numër mbresëlënës është një dëshmi e vërtetë për lidhshmërinë mes pjesëtareve të gjinisë së bukur dhe dietave të llojllojshme që premtojnë mrekulli. Shtatë milionë femra anekënd botës kanë pranuar se kanë ndjekur dieta strikte në mënyrë që të duken më mirë në plazh, ndërsa ato që akoma nuk kanë shkuar në pushim vjetor, planifikojnë që ta bëjnë sërish këtë. Arsyeja janë bikinit.

Një hulumtim i realizuar në Britani të Madhe, ka treguar se femrat janë të gatshme të heqin dorë nga kafja, të marrin pilula për dobësim dhe madje do ta kishin filluar edhe duhanin, në mënyrë që në organizëm të fusin më pak ushqim dhe të humbin sa më shumë kilogramë.

Të dhënat tregojnë se pesë milionë femra kanë provuar dhe kanë hequr dorë nga 15 dieta të ndryshme, që do të thotë se mesatarisht pjesëtaret e gjinisë së bukur nuk hanë dy herë në muaj. Një studim i realizuar në Australi ka treguar se motivimi kryesor është ‘dukja sa më e mirë me bikini’.

Çdo e gjashta femër, dukjen e mirë e vë përpara shëndetit, ndërsa për to është më mirë të duken bukur sesa të ndjehen shëndoshë.

Nga ana tjetër, mjekët potencojnë se dietat e tilla janë stresuese dhe të pashëndetshme, ndërsa mënyra më e mirë për mbajtjen e vijës trupore, sipas tyre, është ushqimi i shëndetshëm në kombinim me ushtrimet trupore. /Telegrafi/