Antropologët e gjejnë shpjegimin në hormonet dhe ushqimin. Femrat zakonisht janë përgjegjës për përgatitjen e ushqimit, dhe kjo do të thotë se më shpesh brejnë ushqimet, gjë që e shton rrezikun e kariesit.
John Lukacs, antropolog nga Universiteti Oregon konsideron se një faktor i rëndësishëm është edhe fakti se me paraqijen e bujqësisë është rritur numri i fëmijëve në familje, do të thotë se është rritur edhe frekuenca e shtatzënisë.
Shtatzënat tajojnë më pak pështymë, ndërsa para përfundimit të shtatzënisë hanë shumë ushqim të ëmbël, dhe për shkak të zvogëlimit të lukthit hanë shumë më shpesh, të cilat janë të gjithë faktorë rreziku për kariesin.