Shkencëtarët besojnë se kjo është për arsye se femrat dhe meshkujt janë të ndërtuar nga materiali i ndryshëm gjenetik
Ekspertët pohojnë se materiali gjenetik i meshkujve në njëfarë mënyre kufizon jetëgjatësinë e tyre. Madje po të mos e trashëgonin femrat këtë material nga babai, ato do të mund të jetonin edhe më gjatë.
Zbulimin e kanë bërë shkencëtarët japonezë, të cilët kanë bërë një ‘model të miut femër’, pa gjenet e trashëguara nga babai, por kanë shfrytëzuar materialin gjenetik nga dy nëna.
Rezultatet kanë treguar se ky mi-femër ka jetuar më gjatë sesa minjtë tjerë femra, të cilët në materialin e tyre gjenetik kishin pasur edhe gjene të trashëguara nga babai.
Kjo është dëshmi se gjenet të cilat trashëgohen me anë të spermatozoideve (qelizat seksuale mashkullore) kanë efekt negativ në jetëgjatësinë e gjitarëve (ku bën pjesë edhe njeriu).
Autorët e studimit kanë pohuar se në jetëgjatësinë e meshkujve ndikojnë edhe punët e rënda fizike, përgjegjësitë e mëdha dhe ekspozimi i përditshëm ndaj stresit. /Telegrafi/