Telegrafi

Pse femrat janë më emotive?

Shkencëtarët më në fund kanë arritur ta zbulojnë shkakun, ndërsa sekreti fshihet te gishtat.

Është zbuluar se gishtat e vegjël kanë të zhvilluar ndjenjën e prekjes, që është njëherit përgjigja pse femrat kanë ndjeshmëri taktile më të madhe se meshkujt.

Autorët e studimit kanë përfshirë 100 participantë në teste vizuale (shikimit) dhe taktile (prekjes). Rezultatet kanë treguar se personat me gishta më të vegjël (këto janë femrat), ishin më të aftë që të dallojnë edhe ngacmimet më të vogla.

Studimi i publikuar në revistën The Journal of Neuroscience, bën lidhshmërinë e këtyre ndjesive me reagimin më të shpejtë emotiv të femrave. /Telegrafi/