Telegrafi

Pse femrat duhet të merren me gjimnastikë

Kohëve të fundit është përhapur më shumë trendi i femrave të cilat merren me gjimnastikë. Tanimë rrjetet sociale janë të mbushura me postime të femrave duke qëndruar në duar apo në kokë, apo duke ecur me duar disa metra.

Por, keni parasysh se gjimnastika nuk është aq e lehtë se duket. Sidoqoftë, çdo ditë gjimnastika po evoluon, po bëhet më e qasshme dhe ky sport po i forcon gratë brenda dhe jashtë palestrës, transmeton Telegrafi.

“Gjimnastika ndërton forcë, ndërton muskuj dhe i mban larg lëndimet. Gjithashtu shpie në përmirësim të dukshëm të mobilitetit dhe fleksibilitetit”, ka treguar trajnerja Georgia Hardy-Hesson.

Megjithatë, për t’i gëzuar përfitimet e gjimnastikës, nuk është nevoja që gratë ta rrezikojnë jetën me lëvizje të vështira, por mjafton që të aplikojnë lëvizje të thjeshta të gjimnastikës në ushtrimet e tyre të rregullta.

‘Squati’ në ajër, pompat, ngritjet në hekur dhe variacionet e barkoreve të gjitha konsiderohen pjesë e familjes së gjimnastikës. Këto të gjitha janë lëvizje të cilat – kur performohen siç duhet – e përmirësojnë forcën e përgjithshme, koordinimin, qëndrueshmërinë, balancimin dhe qëndrueshmërinë e muskujve.

Nëse nuk i keni këto lëvizje në rutinën tuaj, Hardy-Hesson thotë se nga ky moment duhet t’i futni në listën e ushtrimeve që i bëni rregullisht. /Telegrafi/