Site icon Telegrafi

Pse eskimezët janë anemikë

Ushqimi i tyre është shumë specifikë, në të cilin dominon mishi i sisorëve të detit dhe në këtë mënyrë marrin një sasi të madhe të hem-hekurit, formë e hekurit e cila mund të shfrytëzohet për formimin e hemoglobinës së eritrociteve (qelizave të kuqe të gjakut).

Megjithatë, pavarësisht marrjes së sasisë së madhe të hekurit, shumica e Inuitëve janë anemikë.

Shpjegimi i mundshëm është marrja e vogël e sasisë së vitaminave të cilat kanë prejardhje bimore, p.sh. folateve dhe vitaminës C. Pastaj ata shumë shpesh infektohen me Helicobacter pylori, i cili është shkaktar i gjakderdhjeve gastrointestinale dhe humbjes së hekurit.

Exit mobile version